-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I dhanë një dorë Hutrës që të arratisej, izolohen të katërt në “41-Bis”

Kryesoret

Një ditë pas tentativës për t’u arratisur nga burgu i Fierit ku ndodhen, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka marrë vendimin për t’i izoluar Dan Hutrën dhe tre personat e tjerë që e ndihmuan në regjimin e posaçëm “41 Bis”.

Geraldo Veizi, Martin Kapllani dhe Feti Kovaçi janë tre të dënuarit që dyshohet se e ndihmuan Hutrën, që të kurdiste planin për t’u arratisur. Hutra kishte siguruar mjete të improvizuara për arratisjen nga burgu i sigurisë së lartë në Fier.

Ai kishte arritur që përmes shtypjes së tenxhereve të krijonte mjetet prerëse për të prerë zgavrën e hekurit ku më pas do kalonte duke përdorur një çarçaf të lidhur në formën e litarit.

Në 1 mars të vitit të kaluar Hutra u mori jetën 3 grave të reja dhe plagosi tre të tjera, në tre zona të ndryshme të Tiranës brenda një ore.

Si e kurdisi planin për t’u arratisur nga burgu njeriu që vrau tre gra për një orë?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit