Ambasada e Shqipërisë në SHBA ka njoftuar se një shqiptare është betuar si kryetare e bashkisë Fairview, në New Jersey. Ajo është Violeta Berisha. Ky është një moment historik për komunitetin shqiptar në SHBA.
“Dita e sotme shënon një moment historik për komunitetin Shqiptar në Amerikë. Violetta Berisha u betua si Kryetarja e Bashkisë e Fairview, New Jersey. Borough of Fairview. Urime Violetta Berisha, e para grua dhe Kryebashkiake shqiptare që merr këtë detyrë.
Mirënjohje dhe krenari për arritjet e saj dhe komunitetit. Suksese në rrugëtimin tuaj. Krenarë për arritjet e shqiptarëve kudo që janë”, thuhet në reagimin e ambasadës.