-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Për nder rroj…”! Fjalët e fundit të nënës së 4 fëmijëve para se t’i jepte fund jetës

Kryesoret

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë ku 41-vjeçarja Bedrie Loka i dha fund jetës duke pirë fotoksinë në Durrës. Shkak për këtë vendim, dyshohet se u bënë kolegët e saj, të cilët e kishin bullizuar pasi një e afërme i kishte hapur një faqe denigruese në rrjetin social “Tik Tok”.

Bashkëshorti i 41-vjeçares jetonte me punë sezonale në Greqi ndërsa i biri, 21-vjeç jetonte në emigrim në Itali dhe ishin kthyer në shtëpi për festat e fundvitit pasi e ndjera kishte kërkuar me ngulm që ata të mblidheshin për vit të ri dhe ta kalonin së bashku.

Gjatë gjithë periudhës nga denoncimi deri në ngjarjen e pak ditëve më parë, 41-vjeçarja sipas gazetarit Aldo Mustafa i kishte thënë herë pas here të birit se do të kryente vetëvrasjen, “sepse jam nuse ne familjen … dhe per nder rroj”.

Familjarët kanë treguar se ka qenë kushërira, vajza e tezes që i ka marrë foton dhe shpërndarë me shkrime denigruese në rrjetet sociale. Madje familjarët e kishin zbuluar dhe pasi kishin kontaktuar me kushërirën kjo e fundit u kishte kërkuar falje por nuk kishte hequr fotot.

Ata thonë se këtë veprim kushërira e kishte të përsëritur pasi e kishte bërë dhe me familje të tjera. Madje ata e kanë dhënë këtë dëshmi edhe për policinë.

“Nuk përballonte dot”! Dëshmia e burrit: Ja pse gruaja i dha fund jetës pas festës së Vitit të Ri

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit