-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lukashenko vetshpallet “i paprekshëm”, merr imunitet të përjetshëm nga ndjekjet penale

Kryesoret

Alexander Lukashenko është presidenti i Bjellorusisë për gati 30 vite, një sundim me dorë të egër të cilin duket se do ta forcojë gjithnjë e më shumë.

Kjo pasi ai ka nënshkruar dhe një ligj të ri duke i dhënë vetes imunitet të përjetshëm nga ndjekja penale dhe parandalon liderët e opozitës që jetojnë jashtë vendit të konkurrojnë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Teorikisht, ligji pritet të zbatohet për çdo ish-president dhe anëtarët e familjes së tij, por siç thamë dhe më lart Lukashenko prej 30 vitesh mbanë pushtetin në duart e tij.

69-vjeçari duket se synon të forcojë dhe më tepër pushtetin e tij dhe të eliminojë sfiduesit e mundshëm në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të vendit, të cilat do të zhvillohen në vitin 2025.

Ligji po ashtu shtrëngon ndjeshëm kërkesat për kandidatët presidencialë dhe e bën të pamundur zgjedhjen e liderëve të opozitës që ikën në vendet fqinje vitet e fundit.

Vetëm qytetarët e Bjellorusisë që kanë banuar përgjithmonë në vend për të paktën 20 vjet dhe nuk kanë pasur kurrë leje qëndrimi në një vend tjetër do të kenë të drejtë të konkurrojnë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit