Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar as vendimit të Këshillit të Ministrave për taksimin e profesioneve të lira me 23%, duke e cilësuar si goditje dhe shkatërrim të shtresës së mesme.
Nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale, Salianji ka publikuar foto nga takimi në Gjirokastër me një grup profesionistësh të rinj, mjekë, avokatë, operatorë turistikë etj., deputeti demokrat shprehet se ky vendim, “është një akt sulmi, një agresion ndaj atij segmenti të shoqërisë.
“Tani profesionet e lira do të marrin edhe barrën e pagesës për korrupsionin qeveritar, që paratë e mundit të tyre të shkojnë në llogari of shorë”, thekson ai ndër të tjera.