Dramë në Itali. Në Venecia një burrë hodhi vajzën e tij pesëvjeçare nga ballkoni, më pas u hodh vetë dhe tentoi të vetëvritej. Ai ishte ndarë nga gruaja.
Vajza e vogël mbeti e vetëdijshme dhe u transportua me urgjencë me helikopter në spitalin e Trevisos, babai nuk u lëndua.
Zhurmat e shkaktuara nga rënia e babait dhe vajzës kanë zgjuar nga gjumi fqinjët, të cilët kanë lajmëruar menjëherë urgjencën, sipas mediave italiane.