-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I nxorën videon me 500-en në ballë, reagon gazetarja: Harroi kjo që çuni i babit…

Kryesoret

Moderatorja Dojna Mema u është përgjigjur kritikave për deklaratat e saj të fundit në emisionin ‘Oxygen’, për të cilat ajo thotë se po shfrytëzohen për të marrë vëmendje. Në një video të publikuar në Instastory, moderatorja u shpreh: “Vazhdoni të nxirrni foto e video nga konteksti, sepse njerëzit nuk janë budallenj”. Reagimi i Dojnës vjen pas sulmeve nga Rike Roçi dhe Enca, pasi Dojna sulmoi vajzat e Instagramit për jetën fallco të tyre dhe për ekspozimin e luksit.

“Që nga mosha 21 vjeçare kam qenë në TV, çdo gjë është publike, çdo gjë është lehtësisht e vërtetueshme ndaj vazhdoni nxirrni foto, mesazhe, video, fraza nga konteksti televiziv dhe i show-t dhe përdorini si të keni qejf se njerëzit nuk janë budallenj”, tha ajo.

“Përpos argëtimit, mendoj që është shumë e rëndësishme të ketë edhe emisione edukative. Kur them edukative, [e kam fjalën] edukative në çdo aspekt, sepse kemi nevojë të dëgjojmë muzikë të mirë, të promovojmë vlera, kemi nevojë të flasim për tema të rëndësishme. […]

Jo vetëm goca Instagrami. Nuk kam asgjë me gocat e Instagramit, por nuk ka shumëllojshmëri, ka vetëm goca Instagrami në televizionet shqiptare, apo djem të pasur, pa i pyetur se si e kanë bërë pasurinë”, tha ajo.

“Harroi kjo që çuni i babit [emri i fshirë] i vendoste 500 euro në ballë dhe i bëheshin sytë me zemra kësaj…i urrej vajzat që bëjnë si moraliste dhe pastaj nga mbrapa janë më keq”, iu përgjigj Rike Roçi, referuar një videoje të vjetër ku Erik Fullani i mbyll sytë Dojnës me një kartëmonedhë me vlerë 500 euro.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit