Fundjava sjell rrebeshe shiu e për rrjedhojë në Vlorë është ndaluar lundrimi i anijeve të vogla. Në njoftimin zyrtar të Kapitenerisë, thuhet se deri më 7 janar për disa kategori është ndaluar dhënie e lejeve. Ndërkohë, anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjer dhe automjete do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse
“Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj gjatë datave 05-06-07.01.2024 duke filluar nga ora 18:00 datë 05.01.2024 në drejtimin Jug-Jug-Lindje, Jug-Jug-Perëndim në forcën deri 7-8bft me shpejtësi ere deri 25-30m/s dhe lartësi dallge deri 2.50m brenda gjirit të Vlorës, jashtë gjirit të Vlorës në forcën deri 8-9bft me shpejtësi ere deri 35-40m/s dhe lartësi dallge nga 3.50 deri 4.50 metra.
- Është ndaluar dhënia e leje – nisjes gjatë datave 05-06-07.01.2024 duke filluar nga ora 18:00 datë 05.01.2024 për të gjitha mjetet e vogla lundruese, anijeve të peshkimit që operojnë jashtë gjirit të Vlorës dhe janë njoftuar për marjen e masave për sigurimin e tyre.
-
Drejtuesit e mjeteve të vogla lundruese dhe të anijeve të peshkimit që operojnë brenda gjirit të vlorës të kenë në konsideratë kushtet e parashikuara të përkeqësuara dhe marrjen e masave për sigurimin e tyre.
3.Janë njoftuar drejtuesit e anijeve të peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe për marrjen e masave për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara dhe parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë datave 05-06-07.01.2024
- Anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjer dhe automjete do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse.
-
Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 06:00 të datës 08.01.2024”, thuhet në njoftim.
https://5pyetjet.al/2024/01/06/keni-plane-per-fundjaven-viti-i-ri-vjen-me-debore-qytetet-ku-do-te-bjere/