Të premten dy persona nga Kosova kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti në Hungari. Si pasojë e këtij aksidenti humbën jetën dy shqiptarët nga Kosova, Kushtrim Hoxhaj dhe Jetmir Rexhepi, njëri nga Celina dhe tjetri nga Prizreni. Lajmin për vdekjen e tyre e kanë konfirmuar edhe familjarët e tyre.
Ndërsa janë publikuar pamjet e këtij aksidenti, ku vërehet se makina është ndarë në dysh. Aksidenti ka ndodhur pasi makina e viktimave është përplasur me një kamion. Viktimat dyshohet të kenë qenë duke udhëtuar drejt Kosovës.