-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Në sy të fëmijëve”! Detajet e fundit, si e çoi burri gruan drejt fundit dhe fshehja e celularit

Kryesoret

Është shoqëruar në policinë e Durrësit, bashkëshorti i 41-vjeçares Bedrie Loka që helmoi veten me fostoksinë pas Vitit të Ri.

Policia bën me dije se bashkëshorti i të ndjerës, Xhemal Loka ka dhunuar psikologjikisht në mënyrë të vazhdueshme, bashkëshorten e tij në sy të fëmijëve.

45-vjeçari, kur ishte kthyer nga Greqia, e kishte kërcënuar për ta vrarë bashkëshorten, me mjet prerës thikë, në prezencë të njërit prej fëmijëve.

Gjatë kontrollit të ushtruar në territorin e banesës së 45-vjeçarit, Policia gjeti dhe sekuestroi 1 armë zjarri automatik tip “Sharrs”, një krehër dhe një sasi municioni luftarak.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve kanë sekuestruar celularin e Lokës, i cili e kishte fshehur, dhe nuk ka bashkëpunuar me policinë.

Ky celular, bashkë me celularin e Bedrie Lokës janë dërguar për ekspertimin me qëllim gjetjen e provave për dokumentimin e rrethanave dhe shkakut të ngjarjes.

Po në vijim të veprimeve të thelluara janë kryer një sërë veprimesh të tjera procedurale me qëllim dokumentimin e plotë të shkakut që detyroi 41-vjeçaren të konsumonte lëndë helmuese.

FOTO/ Ky është burri që çoi gruan drejt fundit tragjik në Durrës

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit