Një aksident i rëndë trafiku me fatalitet ndodhi pasditen e djeshme në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, më konkretisht në Stanovc, ku një person gjeti tragjikisht vdekjen pasi u godit nga një shofer që po drejtonte kamionin.
Emri i viktimës është Ekrem Maxhuni, 56-vjeçar. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti tha se viktima humbi jetën në vendngjarje teksa shoferi i cili shkaktoi aksidentin kishte ikur nga vendi i ngjarjes.