Mëngjesin e sotëm policia e Durrësit ka shoqëruar në komisariat Xhemal Lokën, burrin e Bedrie Lokës gruas 41-vjeçe që i dha fund jetës në datë 2 Janar.
Pista e parë e hetimit ishte fakti që mund të ishte denigrimi në rrjetet sociale që mund ta kishte çuar drejt këtij akti ekstrem.
Por dëshmitë më pas kanë qenë të shumta duke zgjeruar pistat. Dëshmia e vëllezërve të gruas duke lënë të kuptohet se kunati ishte i dhunshëm, por edhe fëmijëve që dyshohet se kanë folur për debate mes prindërve ka bërë që policia ta shoqërojë.
Gjatë kontrollit bashkëshortit, që ishte kthyer vetëm pak ditë përpara Vitit të Ri nga emigracioni i janë gjetur edhe armë në shtëpi.