Ish-shefi i shërbimit sekret serb Aleksander Vulin deklaroi se politikani serb, Nikola Sanduloviç është arrestuar si rezultat i një urdhri që e ka dhënë ai sa ka qenë në krye të inteligjencës serbe.
“Sanduloviç është arrestuar sipas një urdhri tim, që mbetet në fuqi edhe pas dorëheqjes time. Ai është ndaluar nën dyshimet për minimin e rendit kushtetues dhe në mënyrë aktive ka mbështetur të ashtuquajturën ndarje të Kosovës”, ka thënë Vulin për Novostin.
Vulin ka thënë se Sanduloviç është ndaluar “me urdhër timin dhe të prokurorit”. Ai u ka kërkuar falje serbëve se s’mundi të bëjë më shumë lidhur me këto raste.
Vulin ka thënë se “nëse Sanduloviç do të vendoste lule tek varri i Himmlerit, Mossadi do ta vriste, nëse do të vendoste lule tek varri i Bin Laden, CIA do t’ia gjente kokën”, ka deklaruar Vulin,
“I kërkoj falje Serbisë që nuk mund të bëj asgjë më shumë. Nuk e di se për cilët tradhtarë të tjerë janë aktive urdhrat e mi për arrestimin dhe sjelljen e tyre para prokurorëve kompetentë, por është mirë që tradhtarët të kontrollojnë vetën, shpresoj që urdhrat të mos jenë hequr”, ka thënë Vulin.
Shërbimet sekrete serbe rrahin keq politikanin, vajza e tij: Nuk mund të ecë