-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

BE kalon IBAR-in për Shqipërinë/ Rama: Një ditë krenarie dhe suksesi për vendin!

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama, këtë të premte me anë të një postimi në faqen e tij facebook ka reaguar pasi grupi i punës në Këshillin e BE kaloi raportin IBAR për Shqipërinë.

Në postimin e tij Kryeministri Rama shprehet se kjo është një ditë krenarie dhe suksesi për vendin tonë, edhe pse opozita u lëshua nëpër Europë me thasë balte e llumi për ta njollosur Shqipërinë në sytë e të huajve.

Postimi i Ramës

MIRËMËNGJES🇦🇱☀️🇪🇺
Thanë negociatat u bllokuan. Thanë Shqipëria u ndëshkua. Thanë Europa u zgjua dhe narkoregjimi u zbulua.
U lëshuan rrugëve me molotovë, për ta djegur Shqipërinë në sytë e të huajve. U lëshuan nëpër Europë me thasë balte e llumi, për ta zhgarravitur Shqipërinë në sytë e të huajve. U gënjyen si gjithnjë nga mendja e tyre dhe gënjyen edhe ata gjithnjë e më të paktë, që shkojnë me atë mendje.
Humbën përsëri. Dhe Shqipëria përsëri fitoi🇦🇱😍🇪🇺
Më 26 maj në Bruksel, Konferenca Ndërqeveritare Shqipëri – BE vulos me sukses fazën hyrëse dhe çel fazën përmbyllëse të negociatave të anëtarësimit. Sepse ndryshe nga si e përflasin ditë e natë ata që gjithnjë humbasin në fund, Shqipëria Europiane që po ndërtojmë është një histori suksesi, e cila shkruhet me vizion, punë e përkushtim, hap pas hapi, e në fund gjithnjë fiton🇦🇱💪🇪🇺
Kjo është një tjetër ditë krenarie për Shqipërinë, për skuadrën tonë të madhe, për të gjitha repartet e saj në çdo pjesë të fushës së përgjegjësive publike, për shumicën parlamentare, për qeverinë, për institucionet e pavarura, e sigurisht për ata që i përfaqësojnë ato në tryezën e negociatave për Shqipërinë 2030 në BE🇦🇱🙏🇪🇺
Urime të gjithëve e mbi të gjitha faleminderit çdo shqiptari e shqiptareje, që na beson e na mbështet në rrugën e këtij misioni historik🇦🇱🫶🇪🇺
Forca Shqipëria

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit