-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bumçi: Rama është përdorues i SKY Ecc, nga aplikacioni porositi dosjen “non grata” të Berishës

Kryesoret

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Aldo Bumçi ka bërë një deklaratë të fortë ndaj kryeministrit të vendit Edi Rama. Bumçi e ka akuzuar Ramën si një ndër përdoruesit e aplikacionit SKY Ecc.
Gjatë deklaratës për media, Bumçi ngriti një tjetër akuzë ndaj kreut të shtetit duke thënë se nëpërmjet këtij aplikacioni ai ka porositur dosjen “non grata” ndaj Sali Berishës.

“Këto telefonata me Sky Ecc, Edi Rama si kapo i grupit të strukturuar kriminal Rama-McGonigal, Duçka, Neza, gjendet e dokumentuar e gjithë veprimtaria kriminale gjobvënëse prej dhjetëra milionë eurosh e këtij grupi ndaj bizneseve në Shqipëri dhe Kosovë kundrejt shantazheve apo premtimeve për futjen ose heqjen e tyre nga lista e zezë e qeverisë së SHBA.

Në këto biseda të koduara të Edi Ramës me McGonigal dhe anëtarët e tjerë të këtij grupi kriminal flitet për heqjen e licencave të naftës kompanive që i kishin marrë ato në përputhje me ligjet dhe dhënien e këtyre licencave kompanisë së Deripaskës të përfaqësuar nga vet McGonigal. Vetëm ky akt korruptiv Rama-McGonigal i ka kushtuar 40 milionë euro Shqipërisë së paditur në arbitrazh nga kompania që në kundërshtim me ligjet iu hoq licenca për t’iu dhënë kompanisë së Deripaskës.

Për të gjithë këtë veprimtari mafioze kriminale të grupit të strukturuar kriminal Rama-McGonigal të ushtruar kryesisht në Tiranë ekstremisti i majtë në krye të Skapit, Altin Dumani mori urdhër nga Rama që të mos e hapte hetimin dhe në fakt ai në një akt kriminal duke shkelmuar ligje dhe interesa publike u konvertua në anëtar të grupit të strukturar kriminal Rama -McGonigal dhe deklaroi se nuk do hapte hetimin” shtoi ai gjatë deklaratës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit