-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Cikalleshi kërkon rrogat, klubi e lë jashtë ekipit

Kryesoret

Sokol Cikalleshi është duke dhuruar paraqitje pozitive në Turqi, por tani kanë filluar përplasje me klubin e tij Konyaspor.

Siç raportohet nga mediat turke Klubi i Superligës prej disa kohësh është duke kaluar një krizë financiare dhe ka disa muaj pa paguar disa futbollistë, mes tyre dhe Cikalleshi.

Sulmuesi i Kombëtares dhe portieri i ekipit, Paul Bernandoni kanë muaj pa marrë atë që u takon.

Dyshja kanë kërkuar pagat e prapambetura, ndërsa nga klubi kanë marrë veçse refuzim, duke i lënë jashtë grumbullimit për ndeshjen e kësaj të diele kundër Galatasaray.

Portieri francez ka shkuar më tej, duke angazhuar avokatët pasi ka “disa kohë” i papaguar. Tre muaj pagë nuk ka marrë as Cikalleshi, që ka shënuar tetë gola këtë edicion në elitën e Turqisë.

Tanimë pritet të shihet sesi palët do veprojnë, me lojtarët që kanë të drejtë të ankohen në FIFA dhe me gjasë do fitonin çështjen, duke bllokuar merkaton dhe asetet e Konyaspor.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit