Janë vendosur në pranga 2 vëllezër të cilët shisnin drogë në afërsi të shkollave, në lokale dhe ambiente të ndryshme.
Policia e Durrësit ka arrestuar Ndriçim Balla, 45 vjeç, dhe Indrit Dauti (Balla)., 41 vjeç, vëllezër, banues në fshatin Pjezë, Shijak, si dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 kg e 50 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë, 2 peshore elektronike që këta shtetas i përdornin për të ndarë lëndën narkotike në doza, 2 automjete dhe 4 celularë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.