Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Tunelin e Llogarasë, ku dy automjete janë përplasur mes tyre.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:20, kur një BMW dhe një Volvo janë përfshirë në një aksident që ka lënë disa të plagosur. Të lënduarit janë dërguar menjëherë në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Pas aksidentit, qarkullimi në tunel është bllokuar përkohësisht, ndërkohë që ekipet e shpëtimit dhe policia kanë mbërritur në vendngjarje për të menaxhuar situatën dhe ofruar ndihmën e nevojshme.
Hetimet janë duke u zhvilluar për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, ndërsa trafiku po normalizohet gradualisht.









