Gjykata e Lartë ka hedhur poshtë rekursin e Jorgo Goros dhe të pandehurve të tjerë në lidhje me vendimin për fajësinë, duke lënë të pandryshuar dënimin ndaj tij.
Sipas raportimit të gazetares Anila Hoxha, Gjykata ka vendosur gjithashtu të prishë vendimin për çështjen e konfiskimit të pasurisë.
Goro është dënuar me 1 vit e 4 muaj burg për tjetërsimin e një prone në zonën e Livadhës.
Më herët, ai kishte vuajtur 17 muaj burg për një tjetër dënim që lidhej me tjetërsimin e një sipërfaqeje toke në zonën e Gjilekës, në Himarë.









