Juglindja e vendit është zbardhur nga bora gjatë së dielës. Ulja e temperaturave ka sjellë reshje intensive dëbore në Korçë.
Në Dardhë, Voskopojë e Vithkuq akset nacionale janë të hapura për qarkullimin e automjeteve. Ndërkohë që gjatë natës dhe në mëngjes është ndërhyrë me mjete borëpastruese dhe hedhje kripe për të shmangur problematikat në lëvizjen e makinave
Reshje bore me intensive ka pasur në lartësitë mbi 1200 metra mbi nivelin e detit, në njësinë administrative Vithkuq, të bashkisë së Korçës.
Si pasojë në disa zona ka ndërprerje të energjisë elektrike. Por skuadrat e OSHEE janë në terren për të bërë të mundur rikthimin e energjisë.
Por përtej vështirësive bora në Korça ka tërhequr një sërë vizitorësh nga qytetet të ndryshme të vendit.
Sipas parashikimeve meteorologjike temperaturat e ulëta pritet të vijojnë përgjatë ditëve në vijim duke u ulur edhe nën disa gradë nën 0.