“Vuajtje por rëndësi ka fitorja”, kjo është motoja që po ndjek Juventus në këtë sezon të Serie A, një tjetër fitore në frymën e fundit ajo e sotmja kundër Salernitanës në shifrat 1-2.
Një tre pikësh që i çon në -2 nga Interi, duke i qëndruar “në qafë” Inzaghit dhe të tijve.
Një pjesë e parë jo e jashtëzakonshme, madje deri diku skandaloze, asnjë goditje në portë nga “bardhezinjtë” dhe të gjitha mundësitë për gol i rrëmben Salernitana.
Maggiore shënoj golin e avantazhit për të tijt duke shfrytëzuar një hutim në mbrojtjen kundërshtare.
Dhe si për ironi të fatit ishte pikërisht mesfushori italian ai që rriti shancet e Juventusit për një 3-pikësh në këtë përballje pasi në minutën e 52- u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, duke lënë me 10 lojtar Salernitanën.
Në superioritet numerik, bardhezinjtë reaguan dhe vendosën ekuilibrat me Iling Junior, i cili u shërbye nga serbi Vlahovic.
Në fundin e sfidës, Vlahohic përmbysi llogaritë dhe duke rrëmbyer 3-pikët.
Juventus kështu vazhdon ndjekjen ndaj Interit kryesues dhe për momentin është -2 pikë. Salernitana mbyll klasifikimin me 12 pikë.
Napoli prek fundin në Torino, disfatë 3-0, Mazzarri fillon të dridhet