Një i ri nga Elbasani po gjykohet në gjendje të lirë pasi mbante pa të drejtë stemën e Kuvendit të Shqipërisë, me të cilin edhe prezantohej.
Sipas informacioneve të policisë, flitet për një 23-vjeçar me iniciale F.S.
Gjithashtu 23-vjeçari është ndëshkuar me një gjobë prej 75 mijë lekësh për shkak se kishte shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.“U referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. S., 23 vjeç, banues në Elbasan, pasi në automjetin e tij mbante pa të drejtë një dokument (stemën e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë).
Gjithashtu, shërbimet e Qarkullimit Rrugor e kanë ndëshkuar drejtuesin e mjetit, shtetasin F. S., me masë administrative 75 000 lekë, për disa shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, bazuar në nenin 139/3; 184/2 dhe 72/12 të Kodit Rrugor”, thuhet në njoftimin e policisë.