-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vetëvrasja e 41-vjeçares në Durrës, burri mohon akuzat: Nuk kam lidhje fare

Kryesoret

Xhemal Loka, është arrestuar pasi gruaja e tij Bedrie Loka u vetëhelmua më 2 janar në Sukth të Durrësit. Pas arrestimit ai është marrë në pyetje nga policia për zbardhjen e situatës.

Sipas policisë së Durrësit bëhet me dije se ai e kishte dhunuar bashkëshorten e tij psikologjikisht për një kohë të gjatë. Loka gjatë marrjes në pyetje e ka mohuar akuzën.
‘Nuk kam lidhje fare me vetëhelmimin e gruas time. Ajo e ka bërë këtë për shkak të bulizimit në Tik Tok.’- ka deklaruar ai.

Ndërsa dëshmitë e fëmijëve deklarojnë të kundërtën e atyre që ka thënë babai i tyre si dhe bisedat e kapura në telefon tregojnë për shantazhet që Xhemal Loka i bënte bashkëshortes së tij së ndjerë.
Hetuesit kanë në duar veç telefonit të tij edhe atë të Bedrije Lokës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit