-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Influencerja e njohur e Tik Tok ekzekutohet para shtëpisë

Kryesoret

Influencerja e njohur e TikTok-ut në Irak ka humbur jetën në mënyrë tragjike.

Mediat e huaja raportojnë se ylli i TikTok-ut Gufran Sawadi, e njohur me emrin Umm Fahad, është vrarë me armë zjarri nga një person ende i paidentifikuar.
Influencerja u ekzekutua me armë zjarri jashtë banesës së saj. Sulmi ndodhi mbrëmjen e së premtes në lagjen Zayouna, në lindje të Bagdadit dhe e gjithë skena u regjistrua nga kamerat e sigurisë në zonë.

Video tregon autorin e armatosur, i cili qëllon drejt yllit të TikTok-ut. Pamjet u konfirmuan nga burime të sigurta të policisë së Bagdadit për CNN.

Sawadi ndante në TikTok video duke kërcyer. Në të kaluarën, këto video janë konsideruar të papërshtatshme nga autoritetet gjyqësore në Irak.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit