Ish-drejtuesi i Lartë i Policisë së Shtetit, Arben Hajdarmataj në një intervistë me “Skype” për “5Pyetjet.al” deklaroi se pista kryesore mbi të cilën duhet hetuar ekzekutimi mafioz në Vlorë i Gëzim Sinomatit është e shkuara e të atit të tij dhe hakmarrja e mundshme.
“Pista e parë është e hakmarrjes dhe tjetra, edhe pse nuk ka dalë shumë e qartë është e aktivitetit që mund të ketë pasur i ndjeri jashtë Shqipërisë nga vendi ku vjen Belgjika. Por pista kryesore është ajo e hakmarrjes për shkak të rrethanave që ne dimë deri në këto momente, që dimë përmes mediave.
Për shkak të këtyre rrethanave pista kryesore është e hakmarrjes përderisa kemi edhe një tentativë të vrasjes së xhaxhait të të ndjerit, vendosjes së eksplozivit dhe aktiviteti i të atit të të ndjerit që ka qenë pjesë e bandës së “Gaxhait” dhe është i dënuar për një vrasje. janë këto rrethana që të lënë të mendosh që pista kryesore është e hakmarrjes.
Pastaj nëse do i shkojmë pistës tjetër që mund të ketë pasur i ndjeri, në Belgjikë nuk mendoj se është pistë kryesore për një arsye; mosha e re e të ndjerit, që të ketë një të shkuar, të krijojë situata të tilla që mund të përfundojë deri në vrasje. vetë mosha e re, koha, nuk janë favorite” tha ai.