Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Vlorë. Një person është vrarë me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur pranë Poliklinikës së qytetit.
Viktima është Gëzim Sinomati, i biri i Sokol Sinomatit. Dyshohet se atentati i është bërë për llogari të të atit.
Sokol Sinomatit i njohur si ‘buzëderri’ është ish-anëtari i bandës së Gaxhait në vitin 1997 në Vlorë i cili është arrestuar për vrasjen e një personi në vitin 2000.
RENEA dhe FNSH rrethojnë Vlorën! Skuadra e vrasjes djeg makinën dhe zhduket
Dyshohet se 22-vjeçari është qëlluar me snajper, kur po qëndronte në ballkonin e banesës së tij.
2 vite më parë, në 3 janar të vitit 2022, xhaxhait të viktimës, Bernardo Sinomatit i vunë 150 gram lëndë plasëse tritol në makinën që e kishte parkuar në të njëjtën lagje ku mbrëmjen e sotme iu ekzekutua nipi 23 vjeçar.
Hakmarrje e vjetër? Kush është djali shokut të “Gaxhait” që u ekzekutua sonte