-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Korça nën sundimin e dëborës, trashësia arrin deri në 50 cm

Kryesoret

Reshjet intensive të dëborës kanë përfshirë Qarkun e Korçës. Në segmentin rrugor Shtyllë- Panarit dëbora ka rënë gjatë gjithë natës dhe vijon të bjerë ende.

Sipas raportimeve në këtë zonë është punuar në mënyrë intensive për tu mos u bllokuar, kjo pasi ditën e djeshme dëbora ka shënuar një trashësi 50 cm.

Ndërkohë gjatë orëve të para të mëngjesit të ditës së sotme ka shtuar dhe 10cm të tjera.

Dy borëpastruese janë vendosur në punë për të mbajtur rrugët e kalueshme, kalimi në këtë segment bëhet vetëm me zinxhirë.

Në segmentin Boboshticë Dardhë gjatë natës ka pasur reshje dëbore ndërsa trashësia ka shkuar deri në 5 cm.

Borëpastrueset kanë qenë në terren për pastrim dhe kriposje dhe në këtë aks nuk paraqiten probleme sa i përket qarkullimit të mjeteve, por shoferët duhet të tregojnë kujdes të shtuar dhe duhet ti pajisin mjetet e tyre me goma dimërore.

Dëbora mbulon vendin dhe bllokon rrugët! Zonat ku ka probleme

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit