-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lëvizja e re që hap “petët e lakrorit” të Ilir Beqajt

Kryesoret

Elton Marini, ish-drejtori Sportiv i Partizanit sot u paraqit në prokurorisë së posaçme ku është pyetur sa i përket hetimit që ka nisur për Ermal Kurtulajn bashkëpunëtorin më të ngushtë të ish-ministrit Ilir Beqaj.

Por ku hyn ai në dosje?
Sipas SPAK-ut, në datë 18.08.2023, ora 17:42, kundrejt “Eusair Facility Point” është lëshuar fatura nga “Nine Services INT” me përshkrimin “Konsulencë bazuar në kontratë”, në shumën 35.200 euro, faturë pa TVSH, e cila lidhet me bisedën që Ermal Kurtulaj ka zhvilluar me shtetasin Genci Shurdo në datë 02.08.2023.

Duke qenë se Genci Shurdho nuk ka mundur ta lëshojë këtë faturë, personi nën hetim ka siguruar lëshimin e kësaj fature nëpërmjet Elton Marini, ortak dhe administrator i shoqërisë tregtare “Nine Services INT” SHPK, me numër Nipti L72303022H.

Nga ekstrakti i thjeshtë i dhënave të regjistrimit në QKB, rezulton se kjo shoqëri është krijuar në datë 03.11.2017 dhe ka ortak të vetëm dhe administrator shtetasin Elton Marini, me adresë Rruga Frosina Plaku.

Kjo shoqëri ka si objekt të aktivitetit të saj “Shërbime dhe konsulentë në aktivitet sportive, në veçanti në sportin e futbollit, konsulencë në mbarëvajtjen e situatave kontraktuare për kategorinë e sportistëve futbollistë, ndërmjetësim për shitjen e të drejtave televizive që lidhen me aktivitete sportive futbollisti etj”. Lëshimi i kesaj fature dyshohet se është fiktive.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit