-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama reagon pas vdekjes së legjendës së futbollit, Franz Beckenbauer

Kryesoret

Kryeministri shqiptar Edi Rama nëpërmjet një postimi në Facebook shprehu ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të legjendës së futbollit gjerman, Franz Beckenbauer.

“Kaiser Franz ishte si një valltar i dalë nga koreografitë e mjeshtrave të baletit modern në qendrën e mbrojtjes së Gjermanisë, ku ngriti kupën e botës e më pas, si një personazh i letërsisë gjermane në këmbë përpara stolit të Bundesmanschaft-it, kur e udhëhoqi Gjermaninë drejt një tjetër kupe të botës.

Me ikjen e tij shuhet një tjetër legjendë e gjallë e sportit më të dashur në botë dhe shkëputet një tjetër copë e bukur e fëmijërisë sonë, atëherë kur futbolli ndërkombëtar ishte vetë bota në Shqipërinë e burgosur brenda mureve të komunizmit” – Shkruajti numri një i qeverisë, Rama.

Ndahet nga jeta Franz Beckenbauer, legjenda e Bayernit dhe futbollit botëror

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit