Në prangat e Policisë së Korçës kanë rënë 3 persona si dhe, 2 janë proceduar në gjendje të lirë e ndërsa 1 tjetër është shpallur në kërkim për vepra të ndryshime penale.
Një 38 dhe një 33-vjeçar u kapën duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
Një 20-vjeçar u kap në flagrancës duke vjedhur në një banesë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për një 16-vjeçar, banues në Bilisht, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij 14 vjeçe.