Ngjarja e bujshme e vetëvrasjes së Bedrije Lokës në Durrës ka sjellë dhe disa detaje dhe pista të reja që mund të kenë çuar Bedrijen të vrasë veten.
Vajza ka thënë para hetuesve se një nga gjërat që e vrau më shumë nënë e saj ishte letra e një francezeje që ja kishte nisur babait të saj.
“Diku nga muaji shtator 2023, mami i ka gjetur babit disa letra në gjuhën franceze të cilat ja ka dërguar një femër. Ajo ishte franceze dhe ka komunikuar edhe me vëllain tim, dhe i ka thënë që ka patur një lidhje me Xhemalin, kjo ka qenë një arsyeja që e vrau shumë psikologjikisht mamin tim”, thuhet në dëshminë e e vajzës së çiftit Loka.
Ndërkohë edhe djemtë e familjes kanë deklaruar se mes prindërve ka pasur shpesh debate dhe dhunë sistematike.
Fëmijët e 41-vjeçares: Babi i thoshte mamit që ti ke vëllain dashnor