-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vlonjati u qëllua duke pirë cigare/ Pista e re për vrasjen e të riut

Kryesoret

Pista dhe detaje të reja hetimi kanë dalë në pah nga vrasja mafioze një natë më parë në Vlorë, ku u vra me snajper i riu 23-vjeçar Gëzim Sinomati, i cili u qëllua në kokë në momentin kur po qëndronte në ballkonin e shtëpisë.

Dyshimet e fundit janë se autorët e krimit mund të kenë qëlluar me snajper që nga makina e tyre, e cila raportohet se ka qenë e parkuar para pallatit ku ndodhet banesa e të riut.

Makina tip “BMW” ka qenë parkuar rreth 30 minuta para pallatit dhe kur ka dalë në ballkon shënjestra, është shtënë, pasi një plumb e ka marrë në kokë dhe ka përfunduar në tavanin e shtëpisë.

Gjithashtu makina është gjetur e djegur në zonën e stacionit të trenit, vetëm 1 orë pas vrasjes.

Një dyshim tjetër mund të jetë dhe në ndonjë mjedis përball pallatit. Ndërkohë, nuk është gjetur asnjë gëzhojë në vendngjarje.

Cigarja e fundit, snajperi, pistat dhe dyshimet! Kush e vrau djalin e “Buzëderrit”?

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit