-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Gonxhe një hajdut i papërmbajtur me 3 portofole

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha, nga dritarja e shtëpisë së tij, ku po zbaton masën e arrestit, ka mbajtur sërish një fjalim për mbështetësit e tij.

Berisha akuzoi Ramën se pasi vodhi zgjedhjet ka filluar një luftë të egër kundër opozitës, ndërsa theksoi se protesta e demokrateve tregon një vendosmëri për tu përballuar me regjimi.

Gjithashtu Berisha e cilësoi Blendi Gonxhen si “një nga hajdutët më të papërmbajtur”, ndërsa u shpreh se Rama e bëri “super-ministër” me 3 portofole.

“Një nga hajdutët më të papërmbajtur të vendit, Blendi Gonxhe shpallet super-ministër me 3 portofole. Cilido që njeh bashkinë e Tiranës, ju kujtohen çifti i 20 përqindëshit Rama-Gonxhe. Askujt nuk i harrohen vjedhjet e mëdha të Gonxhes së bashkisë që përmbyti Tiranën”, u shpreh Berisha mes të tjerash.

Rama e bëri “super ministër”/ Gazetari: Gonxhe nga SPAK-u te konflikti i interesit

 

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit