Të paktën katër persona janë plagosur rëndë pas një aksidenti të ndodhur në Tirol të Austrisë, ku u shkëput një kabinë e teleferikut.
Sipas policisë, aksidenti është shkaktuar nga rënia e një peme mbi kabllot e teleferikut.
Michaela Burger, zëdhënësja e ekipeve të shpëtimit, nuk dha detaje për gjendjen e lëndimeve të shkaktuara tek personat që ndodheshin në të.
Sipas autoriteteve lokale, shkëputja e një kabinës së teleferikut konsiderohet një aksident i frikshëm, raporton La Repubblica.
Operacionet janë të ndërlikuara nga fakti se zona e rënies, midis shtyllave 8 dhe 9, është e vështirë për t’u arritur. teleferiku ka rënë nga një lartësi prej rreth 7 metrash.
Objekti i Hochoetz përbëhet nga rreth 60 kabina, ku vetëm njëra u rrëzua ndërsa të tjerat mbetën të lidhura me kabllon mbështetëse.
Në momentin kur ndodhi incidenti rreth orës 10:20 me orën lokale nuk kishte erë dhe për këtë arsye rënia e papritur e pemëve nuk mund të shpjegohet.
Katër të plagosurit – të gjithë pasagjerët e kabinës së rrëzuar – u transportuan me helikopter në spitalet në Tirol.
Është bërë e ditur hapja e një hetimi për shkaqet e aksidentit, i cili vijon të cilësohet si “anomal”.
Sipas kompanisë, teleferiku është përkohësisht jashtë shërbimit. Njerëzit do të vazhdojnë skijimin në pjesën tjetër të zonës.