Dy ditë më parë Vlora u trondit nga vrasja mafioze e të riut Gëzim Sinomati, 23-vjeç, i ekzekutuar me snajper në ballkonin e shtëpisë së tij rreth orës 22:00 të mbrëmjes.
Dyshimet për vrasjen e të riut me autorët e krimit të cilët mbeten ende një mister, lidhen fortë me të kaluarën e babait të tij.
Pista kryesore është ajo e hakmarrjes, pasi 23-vjeçari, është djali i Sokol Sinomatit, ish-anëtar i bandës së “Gaxhait” i arrestuar për një vrasje të kryer në vitin 2000 në Vlorë.
Foto i përket vitit 1999, kur u dënua banda e Gaxhait, Sokol Sinomati njihet me nofkën “Buzëdërri”
Në masa të shumta sigurie, Sokol Sinomati ishte i pranishëm sot në varrimin e të birit Gëzim Sinomati.