Mediat greke kanë nxjerrë detaje të reja lidhur me vrasjen e bujshme që bashkëshorti grek i bëri gruas së tij shqiptare. Gjeorgjia Murati 41-vjeçaraj e cila jetonte prej vitesh në Selanik u raportua e zhdukur natën e ndërrimit të viteve.
Ajo u masakrua nga bashkëshorti i saj grek i cili u ndihmua edhe nga një shok i tij për të fshehur trupin në një pyll.
41-vjeçarja ishte nëna e një vajze 13 vjeç dhe ishte shtatzënë në muajin e tretë. Bashkëoshirti i cili kreu krimin e raportoi zhdukjen e saj si braktisje dhe tha se ajo i kishte dërguar një mesazh të çuditshëm.
“Mirëmëngjesi dashuri… Unë jam në shtëpi, kështu që shihemi më vonë. Dije se e di që nuk po punon më për shkak të gënjeshtrës që të kërkova të thuash që të bëhemi miq. Dua të të them diçka: të kam marrë para nga sirtari… E di që ke nevojë, por është domosdoshmëri. Unë do ta sqaroj personalisht. Të lutem mos u zemëro me mua… të dua” – ishte mesazhi që sipas tij ajo i dërgoi ditën e vitit të ri përpara se të zhdukej.
Së fundmi motra e tij ka dëshmuar se ai kishte sjellje të dhunshme dhe e kishte dhunuar graun e tij 5 herë.
Përpara se të arrestohej ai i tha televizionit grek, STAR se nuk i interesonte se kush e quante vrasës.
“Është hera e parë që dëgjoj nga ju që akuzohem në rrjetet sociale si një vrasës. Nuk do t’u kushtoj vëmendje në këtë fazë. Çështja është të gjendet ku është Georgia, askush nuk e di nëse është gjallë apo jo. Ende nuk e dimë se çfarë po ndodh”, – tha ai dhe kërcënoi me padi ata që e akuzonin.
Trupi i gruas shqiptare u gjet i futur në një valixhe afër Halkidit.