-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I dha lamtumirën e fundit djalit! “Buzëderri” largohet me 100 policë nga varrezat

Kryesoret

100 forca policore, makina të blinduara dhe mjete civile kanë shoqëruar Sokol Sinomatin në drejtim të varrezave të qytetit të Vlorës, ku u zhvillua ceremonia mortore e të birit, Gëzim Sinomati.

Sinomati qëndroi shumicën e kohës me pranga dhe brenda në blind, ndërsa ka dalë jashtë në momentin që në varreza mbërriti trupi i të ndjerit.

Gjatë 48 orëve të fundit blutë e Vlorës kanë kontrolluar dhjetëra banesa dhe rezidenca në Vlorë dhe Selenicë të eksponentëve kryesorë të njohur si kundërshtarë të Sinomatit ndër vite.

Pistat e konfirmuara zyrtarisht lidhen me të shkuarën kriminale të Sokol Sinomatit, babait të viktimës dhe aktivitetin e tij të pas viteve 97-të.

Autoritet nuk përjashtojnë as vrasjen me motive të konflikteve të kohëve të fundit në Belgjikë për një sasi të vjedhur të kokainës, ku rezultojnë të vrarë dy persona gjatë muajve të fundit.

Rrethuar nga forcat speciale! “Buzëderri” me pranga në duar shkon për të varrosur djalin

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit