Të kërkuar ndërkombëtarisht për organizatë kriminale dhe trafikim narkotikësh, kapen në Tiranë dhe arrestohen me qëllim ekstradimin drejt Italisë, nënë e bir.
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kapur në Rrugën e Dibrës dhe kanë arrestuar me qëllim ekstradimin Dëshira Gosenin 63 vjeçe dhe Eduard Gosenin 44 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Nënë e bir ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Veronas, Itali, iu ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.
Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtyre shtetasve në Itali.