Sot ishte parashikuar të kishte një seancë gjyqësore ndaj biznesmenit Pëllumb Gjoka dhe shoferit të tij ku kërkohej zëvendësimi i masës, i cili është shtyrë për ditë tjetër.
Kujtojmë se Gjokës, i arrestuar si pjesë e një grupi kriminal pas zbërthimit të komunikimeve në SKY ECC, ishte shpallur edhe investitor strategjik, ndërkohë i janë sekuestruar 390 mijë metra katrorë tokë në plazhin e Velipojës me kërkesë të SPAK.
SPAK ka ngritur dyshimet se këto sipërfaqe toke janë përfituar përmes falsifikimit.