Lokali i një shqiptari në Greqi është qëlluar me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm. Sulmi ka ndodhur ekzaktësisht në 03:11 në lokalin Venus. Plumbat kanë thyer xhamat dhe kanë shkatërruar muret e lokalit. Ndërsa vrima të shpërndara janë gjetur edhe në parkingun ngjitur.
Pronari i lokalit “Venus” rezulton të jetë shqiptari Pëllumb Hasani nga Babica e Vlorës. Ai ka deklaruar se ka pasur një konflikt me pronarët e lokalit pranë tij për çështje konkurence.
Duke qenë se ora ka qenë e vonë dhe lokali i mbyllur fatmirësisht nuk ka pasur asnjë të lënduar.
Banorët e zonës që janë zgjuar nga të shtënat e pandërprera kanë njoftuar Policinë. Oficerët e policisë që mbërritën në vendngjarje gjetën shtatë gëzhoja dhe një predhë. Sipas verifikimeve të kryera deri tani, dyshohet se bëhet fjalë për larje hesapesh me bandave ose për shantazh.