-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bardhi për deklaratën e Ramës: Ai nuk ka interes të bëjë asnjë reformë

Kryesoret

Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama i cili shprehu sot se për reformat kërkohen 84 vota në Parlament do të synohet arritja e konsensusit në komisionin bipartizan (Komisioni për Reformën Zgjedhore) me opozitën dhe nëse kjo nuk ndodh do të kërkohen mënyra të tjera, siç ndodh në Europë.

Bardhi nga ana tjetër nëpërmjet një deklarate thotë se Rama nuk ka asnjë interes të bëjë asnjë reformë.

“Edi Rama nuk ka interes të bëjë asnjë reformë që i shërben qytetarëve shqiptareve. Pohimi në publik se po djeg me vetëdije Komisionin e Reformës Zgjedhore që të mos u japë shqiptarëve një reformë konsensuale dhe gjithëpërfshirëse që garanton standartet minimale për zgjedhje të lira dhe të ndershme, tregon edhe njëherë mendësinë e rrezikshme antidemokratike që ka Kryeministri i Shqipërisë për të mbajtur pushtetin me mjete antidemokratike.
Deklaratat e sotme të Edi Ramës provojnë edhe njeherë sesa e drejtë është beteja e opozitës në Kuvend. Shipëria ka nevojë për një Reformë Zgjedhore reale, konsensuale dhe gjithëpërfshirëse që adreson të gjitha rekomandimet e OSBE-ODIHR dhe që krijon kushtet e barabarta të garës reale për çdo palë politike në zgjedhje”, thuhet në reagimin e Bardhit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit