Personi në foto është 33-vjeçari, Jordanis Pelivani, i cili u vra me armë zjarri nga kunati i tij 50-vjeçari Fatmir Talellari, në Greqi, pasi ky i fundit zbuloi se ai ishte kishte abuzuar seksualisht për 9 vite me vajzën e tij 18-vjeçare.
Vajza e cila vjen nga martesa e parë e Talellarit, i ka rrëfyer të atit se e është përdhunuar për 9 vite dhe së fundi është kërcënuar me publikime të videove intime nëse nuk i jep para, ka nxjerrë në pritë kunatin e tij, vëllain e bashkëshortes aktuale.
Pasi dy personat janë takuar mes tyre ka pasur një debat të ashpër, ndërsa disa çaste me vonë 50-vjeçari ka nxjerrë armën e gjahut, të cilën ka thënë se e posedon ligjërisht, dhe ka qëlluar vëllain e gruas për vdekje më pas është dorëzuar vullnetarisht në polici duke pranuat krimin e kryer.
“Vrava njeriun që më helmoi fëmijën”! Flet shqiptari që i futi dy plumba kunatit