Mëngjesin e sotëm ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i shoqëruar nga avokati ka hyrë në ambientet e gjykatës ku do të mbahet seanca e radhës në lidhje me çështjen ‘Gërdeci’.
Gjykata kundër korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka thirrur 71 dëshmitarë në gjyq, ku deri më tani janë pyetur 40 prej tyre, zyrtarë dhe familjarë të viktimave apo personat të prekur nga shpërthimi i fabrikës.