Zbardhen detaje të reja për vrasjen e 41-vjeçares shqiptare Xhorxhia Murati, shtatzënë nga burri natën e ndërrimit të viteve në Selanik.
“Prothotema” shkruan se ndaj burrit ka pasur në të kaluarën nëntë denoncime per dhunë në familje dhe katër dënime për rrahjen e motrës. Një e shkuar e zezë me shumë precedentë.
Ai nuk ka pranuar vrasjen e gruas duke ia hedhur fajin shokut me të cilin bashkëpunoi për ta ekzekutuar me thikë dhe për ta groposur.
“Nuk kam bërë asgjë, gjithçka ka ndodhur natën teksa flija”, mësohet të ketë thënë ai në polici.