-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Plumba, gjak dhe britma/ Video e betejës mes Izraelit dhe Hamasit në një apartament

Kryesoret

Video e betejës mes ushtarëve izraelitë dhe terroristëve të Hamasit në një apartament në një ndërtesë në jug të Gazës u publikua nga forcat e armatosura izraelite.

Videoja fillon me ushtarët e Batalionit 101 që përpiqen të shmangin zjarrin që po marrin ndërsa ndodheshin në një apartament në katin e dytë të një ndërtese në Khan Younis.

Plumbat nga terroristët e Hamasit bien mbi një nga ushtarët izraelitë që i shpëtoi mrekullisht plagëve. Një shpërthim brenda banesës është regjistruar edhe në pamjet që na kujtojnë skenat që kemi parë vetëm në filmat e luftës.

Videoja mbyllet me ushtarët izraelitë që inspektojnë terrenin pas përfundimit të betejës dhe gjetën trupat e dy terroristëve të Hamasit.

Sipas deklaratës së IDF-së, shtatë ushtarë izraelitë u plagosën. Sipas të njëjtit njoftim, beteja shpërtheu kur ushtarët izraelitë kontrolluan një zonë që më herët ishte granatuar nga luftëtarët dhe automjetet e blinduara izraelite.

Përveç dy terroristëve të vdekur të Hamasit, ushtarët izraelitë, sipas njoftimit, gjetën armë, municione dhe granata në ndërtesë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit