Një 34-vjeçar nga Divjaka u arrestua mbi akuzon se ka abuzuar seksualisht një të mitur, 14-vjeçare. Bëhet fjalë për Aranit Arapin i cili është ndaluar pasditen e djeshme nga policia. Arapi ishte martuar verën e shkuar me të miturën, martesë e cila nuk ishte e pranuar nga prindërit e vajzës.
Nga ana tjetër, prindërit e 34-vjeçarit thonë se ata nuk e dinin moshën e nuses minorene dhe se e reja ka këmbëngulur të vazhdonte lidhjen për shkak të dashurisë.
Prindërit e vajzës kanë bërë denoncimin në polici. Pas arrestimit të bashkëshortit 14-vjepçarja është larguar nga banesa e tij dhe po asistohet nga punonjësit social dhe psikologia.
Bëmë dasmën me frikë se thamë mos vinin me kallasha, nuk e di andej-këtej’.
34 vjeçari jetonte me një 14 vjeçare nga Rroskoveci prej marsit të vitit të shkuar.
Historia është komplekse pasi prindërit e vajzës nuk kanë dashur që kjo lidhje të vazhdojë.
Kanë qenë prindërit e vajzës dhe që kanë shkuar për t’a marrë dhe vajza nuk ka dashur, por donte të rrinte në shtëpinë e burrit. Sipas prindërve të Arianitit nusja ka jetuar prej 15 marsit dhe dje e kanë marrë policia bashkë me djalin
Bukurie dhe Agim Arapi tregojnë historinë e ndaluar të dashurisë për dy të rinjtë me diferencë prej 20 vjetësh, por që sipas tyre jetonin të lumtur, madje dasma është bërë në 29 gusht.