-sidi education-spot_img
36.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Babai vrau abuzuesin, dëshmon vajza: Filloi kur isha 9-vjeçe, më pas më kërcënonte

Kryesoret

Nga mediat greke janë zbuluar detaje të reja në lidhje me ngjarjen tronditëse ku 50-vjeçari Fatmir Tarellari vrau kunatin e tij 33-vjeçar Erjon Pelivani, pasi ky i fundit i kishte abuzuar seksualisht vajzën.

Vajza 18-vjeçare ka dëshmuar tmerrin që ka kaluar ndër vite ku ka treguar se ajo ishte ngacmuar seksualisht që në moshën 9-vjeçare dhe përdhunimet kanë ndodhur nga mosha 12 deri në 14 vjeç.

Në moshën 14-vjeçare kur ajo ishte pak më e rritur dhe arrinte të kuptonte i tha “se nëse vazhdonte të abuzonte do të denonconte gjithçka”.

Por në momentin kur 33-vjeçarit i duheshin para gjithçka, ai e shantazhonte me videot e sëmura që i kishte bërë gjatë përdhunimeve.

Madje në hetimet e policisë rezulton se Pelivani ka kërcënuar të renë duke i thënë se nëse do të fliste do të lëndohej.

Policia greke gjithashtu ka njoftuar se zhvatjet kanë filluar kur vajza është larguar për të vazhduar studimet.

“Do t’i postoj videot, që t’i shohin të gjithë”, dyshohet se i ka thënë Pelivani.

Videot si dhe mesazhet shantazhuese janë tashmë në duart e policisë greke.

Avokati i babait 50-vjeçar tha gjithashtu se vajza u kishte thënë motrave të saj në përgjithësi për ngacmime seksuale, por jo për përdhunime apo të përmendte emrin e personit.

Dyshimet e para nga babai i vajzës kanë ardhur kur pronari i banesës ku ajo ishte shpërngulur e ka kontaktuar për t’I thënë se ajo ishte mbrapa me pagesën e qirasë, pavarësisht se 50-vjeçari I dërgonte para rregullisht të bijës.

Më pas vajza ka rrëfyet gjithçka.

E vrau kunati se i abuzoi vajzën, halla: Ishte i martuar, trupin do ja sjellin në Shqipëri

 

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit