Në ndeshjen e 234-të të derbit të Madridit ,Reali i Ancelottit vulosi vendin e tij në finalen e Superkupës së Spanjës pas një fitoreje emocionuese 5-3 ndaj rivalëve të hidhur Atlético Madrid në Riad.
U deshën 120 minuta lojë që kjo përballje më në fund të vendoste për një fitues, dhe rezultati e tregon qartë se emocionet nuk munguan për asnjë minutë.
Atletiko Madrid bëri një fillim ëndrrash kundër rivalëve të tyre, vetëm 7 minuta lojë dhe Hermoso do të gjente rrjetën, më pas Morata shpërdoroj avantazhin e dyfishtë.
Reali gjeti barazimin, Rudiger arriti të mposhte Jan Oblak me kokë dhe çoi shifrat në 1-1.
Vrulli i derbit solli avantazhin për “Los Blancos” me Mendy i cili mori përgjigjen e shpejtë të Griezman, golashënuesi i ri më i mirë në historinë e atletikos.
Pjesa e dytë më e qëndrueshme deri sa Rudiger u kthye sërish në protagonist, kësaj here me autogol.
Mbrojtësi gjerman dërgoi topin në rrjetën e tij në minutën e 78-të, një gabim i cili u rikuperua nga Dani Carvajal me një gol në të 85-tën, dhe gjithçka shkoi në shtes aty ku Reali nuk fal.
Saviç imitoi mjaft mirë Rudiger duke dërguar në disavantazh të tijët dhe në kërkim të golit të barazimit Atletiko pësoj dhe të 5-tin nga Brahim Diaz.
Derbi i Madridit në Ryad mbyllet kështu me fitoren e Realit në shifrat 5-3, ndërsa Atletiko dhe një herë tjetër dëshpërohet sidomos pas një paraqitjeje tepër pozitive.
Tani vëmendja kalon e gjitha tek Barcelona e cila do të luaj mbrëmjen e sotme përballë Osasunas.
Për finalen e Superkupës së Spanjës gjithë bota e futbollit pret një “El Clasico”, dhe Xavi me të tijët duhet vetëm të bëjnë detyrën dhe të kalojnë në finale.r