Real Madrid ka njoftuar zyrtarisht se sulmuesi Kilian Mbape nuk do të jetë pjesë e skuadrës për sfidën e madhe ndaj Barcelonës. Ylli francez nuk ka arritur të rikuperojë plotësisht nga dëmtimi i fundit.
Në listën e të ftuarve nuk mungon Aurelien Tçumani, megjithëse ai ka qenë pjesë e një përplasje fizike me Federico Valverden gjatë stërvitjeve të fundit.
Sfida pritet të zhvillohet pa Mbape, një mungesë që mund të ndikojë në sulmin e “Los Blancos” në këtë “El Clasico” të rëndësishëm.









