Mbrëmjen e sotme qyteti i Vlorës u blinua nga RENEA ku po zhvillohen kontrolle në auomjete luksoze dhe kryesisht ato me xhama të zinj.
Drejtuesit e automjeteve kontrollohen për armë zjarri, sende të forta dhe lëndë narkotike. Njëkohësisht kontrollet bëhen edhe për kapjen e personave në kërkim apo eksponentë të krimit të organizuar.
Si rrjedhojë e kontrolleve është arrestuar 20 vjeçari i identifikuar si A.B pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij iu gjet një armë zjarri pistoletë pa leje.
Prej ditësh FNSH dhe RENEA ka blinduar Vlorën në kontrolle në automjete dhe zona të riskut. Kontrolle të intensifikuara fill pas ngjarjes së rëndë të ndodhur të dielën në mbrëmje në vrasjen me snajper të 23-vjecarit Gëzim Sinomati.